Tjetër largim nga presidenca Trump
Sekretari amerikan i Mbrojtjes i SH.B.A.-së James Mattis do të largohet nga posti i tij në fund të shkurtit. Lajmin e dha vetë presidenti amerikan, Donald Trump, një ditë pasi njoftoi se po tërhiqte trupat amerikane nga Siria.
Megjithatë ministri i Mbrojtjes sqaroi se ka dhënë dorëheqjen. Në letrën e dorëheqjes s Mattis vë në dukje se pol largohet për t'i dhënë mundësi presidentit Trump të emërojë dikë që është më afër pikëpamjeve të tij.
Matis i është shtuar në listës së gjatë të drejtuesve të lartë të bashkëpunëtorëve të Presidenit amerikan të cilët ose kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar, siç ishte rasti i ministrit të jashtëm Rex Tillerson, i cili u shkarkua nga Trump me një postim në Tëitter. Sipas Institutit Brookings, zëvendësimet, largimet dhe dorëheqjet në Presidencën Trump janë më shumë se në periudhën e pesë presidentëve të fundit të SHBA
Add new comment