Rritje rrogash me pikatore

Postuar në 17 Tetor, 2018 20:02

Kryeministri zbardhi sot detaje nga buxheti 2019. Ajo që nuk dihej ishte masa e rritjes së rrogave për një kategori buxhetorësh, pasi propozimet për paketën e re fiskale janë bërë publike nga ministri i Financave.

Me haberin se ka vënë njërën  dorë në zemër dhe tjetrën në buxhetin e qeverisë për të rritur rrogat e arsimtarëve, infermierëve dhe ushtarakëve, kryeministri dha shifra që po të llogariten edhe me indeksimin e normës së inflacionit, nuk janë më shumë se lëmosha e radhës për buxhetorët, per të mos folur per pensionistët qe nuk janë fare ne llogari. Ata do "lëpihen" me shpërblimin e fundvitit.

Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët.  Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje edhe për ushtarakët

Rritja e fundit e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve është bërë në mandatin e parë të qeverisë Berisha pas vitit 2005 ku pothuaj u dyfishuan rrogat dhe pensionet. Kujtojmë që qeveria më në fund u bind për marrëzinë e eksperimentit të taksimit të pagave të larta, me normën 23%. I qëndroi me kokëfortësi argumentit për 4 vite, ndërsa tani bën prapa kthehu, duke rritur pragun e taksimit nga 130 mijë lekë në 150 ose 180 mijë lekë.

Ndërhyrjet që janë bërë në paketën fiskale i kanë shërbyer në një pikë edhe Erion Veliajt, i cili ka lajmëruar futjen e autobusëve elektrikë. Për këto mjete qeveria ka vendosur të heqë tvsh-në. Në planin e investimeve kryeministri tha se shpenzimet për verpra në infrastrukturë janë gjysmë miliard, duke përfshirë rrugët kombëtare, ujësjellësat dhe rehabilitimin e rrjetit. 

Comments

Submitted by Shendet dhe jete (not verified) on

Ne Dhjetor 2017 Edi Rama premtoj nje rritje te konsiderueshme rrogash per ushtaraket.
Nderkohe qe rritja qe u be ne 1 mars 2017 ishte 10%.
Sot Edi Rama tha qe rritja per ushtarake eshte 5-7%.
Pra rritja e konsiderueshme eshte me e vogel se ajo qe qeveria beri ne 2017.

Rritja per ushtarin do te jete 15 mije leke te vjetra
Rritja per nenoficerin do te jete 20 mije leke te vjetra.
Rritja per oficerin do te jete 25mije leke te vjetra.

Kjo eshte nje tallje dhe poshterim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.