Rusia paralajmëron veto për Maqedoninë

Postuar në 03 Tetor, 2018 12:34

Ministria e Jashtme ruse ka lënë të hapur mundësinë e vetos në OKB për Marrëveshjen e Prespës. Moska ka rikonfirmuar qëndrimin e saj kundër aderimit të Maqedonisë në NATO, duke e quajtur të pavlefshëm referendumin e së dielës për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

"Pjesëmarrja e 36.8% e votuesve do të thotë se referendumi nuk mund të konsiderohet i vlefshëm pasi pjesëmarrja duhet të jetë së paku 50%. Ky është tregues i qartë se votuesit maqedonas zgjodhën të bojkotojnë zgjidhjet e imponuara nga Shkupi dhe Athina. Liderë të NATO-s dhe shteteve anëtare BE-së  morën pjesë personalisht në një fushatë propagandistike në shkallë të gjerë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të këtij shteti të Ballkanit"- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Moska thotë se është për një zgjidhje afatgjatë të dakordësuar nga të dyja palët, pa ndërhyrje nga jashtë.

"Qëndrimi ynë themelor mbetet i njëjtë për  një zgjidhje afatgjatë pa ndërhyrje nga jashtë, vetëm brenda ligjit dhe me mbështetje të gjerë publike. Marrëveshja e Prespës në mënyrë të qartë nuk i plotëson këto kritere. Ata janë të papajtueshme me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Maqedonisë, siç theksoi në mënyrë të përsëritur Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov”-thuhet në deklaratë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E si do ushtroka veton per dicka qe nuk kalon nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se?! Apo sa per te thene dicka kot.

Submitted by GR (not verified) on

Mos e ngacmo kryeredatorin per lajmet e Rusise se mërzitet....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.