Rusia paralajmëron veto për Maqedoninë
Ministria e Jashtme ruse ka lënë të hapur mundësinë e vetos në OKB për Marrëveshjen e Prespës. Moska ka rikonfirmuar qëndrimin e saj kundër aderimit të Maqedonisë në NATO, duke e quajtur të pavlefshëm referendumin e së dielës për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
"Pjesëmarrja e 36.8% e votuesve do të thotë se referendumi nuk mund të konsiderohet i vlefshëm pasi pjesëmarrja duhet të jetë së paku 50%. Ky është tregues i qartë se votuesit maqedonas zgjodhën të bojkotojnë zgjidhjet e imponuara nga Shkupi dhe Athina. Liderë të NATO-s dhe shteteve anëtare BE-së morën pjesë personalisht në një fushatë propagandistike në shkallë të gjerë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të këtij shteti të Ballkanit"- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Moska thotë se është për një zgjidhje afatgjatë të dakordësuar nga të dyja palët, pa ndërhyrje nga jashtë.
"Qëndrimi ynë themelor mbetet i njëjtë për një zgjidhje afatgjatë pa ndërhyrje nga jashtë, vetëm brenda ligjit dhe me mbështetje të gjerë publike. Marrëveshja e Prespës në mënyrë të qartë nuk i plotëson këto kritere. Ata janë të papajtueshme me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Maqedonisë, siç theksoi në mënyrë të përsëritur Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov”-thuhet në deklaratë.
Comments
E si do ushtroka veton per
E si do ushtroka veton per dicka qe nuk kalon nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se?! Apo sa per te thene dicka kot.
Mos e ngacmo kryeredatorin
Mos e ngacmo kryeredatorin per lajmet e Rusise se mërzitet....
Add new comment