Tension në Jal, IKMT zbarkon për prishjen e ndërtimeve

Postuar në 18 Shtator, 2018 11:15

Është shoqëruar me tension një aksion i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit në Jalë për shembjen e disa  ndertimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin duke u  shprehur se nuk janë njoftuar paraprakisht për shembjen e objekteve. Ata kanë theksuar se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga Jala.

Sipas njoftimit janë 7 godina nder to lokale dhe banesa që do prishen sot ne gjirin e Jales. Më shumë detaje rreth situatës në Jalë do të kemi në edicionet e ardhshme informative.

Në mbështetje të banorëve kanë dalë deputetet e PD te Vlores. Deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj do thanë se prishja e banesave bëhet  per interesa te klienteve te Rames.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.