Kryebashkiaku Veliaj: Xhamia e Namazgjasë ndihmon edhe për parkimet në Tiranë

Postuar në 23 Gusht, 2018 14:09

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shfaq dje duke shpërndarë ushqim për të pastrehët me rastin e Kurban Bajramit. Ai shoqërohej, apo shoqëronte Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.

Sot Erion Veliaj ishte për një vizitë në Xhaminë e Namazgjasë, e cila është ende në fazë ndërtimi. Ai shoqërohej/shoqëronte Myftiune Tiranës, Ylli Gurra.

Në fjalën e vet para kamerave që i merr me vete, Veliaj, ndër të tjera tha:

Bashkia po përfundon parkingun te “7 Xhuxhat”, ndërkohë tashmë ka përfunduar parkingu i Xhamisë së Namazgjasë. Pra, ka dobi edhe për qytetin sepse përtej ditës së xhumasë, kur besimtarët janë frekuentuesit kryesorë, kjo hapësirë me vende parkimi do të sqarojë njëherë e mirë trafikun në një nga nyjet më të vështira, si nyja e Rrugës së Elbasanit. U jam shumë mirënjohës inxhinierëve, punëtorëve, supervizorëve, kontraktorëve që kanë ecur me ritme të jashtëzakonshme dhe mezi pres që Bajramin tjetër të kemi një xhami të re dhe më në fund të gjithë besimtarët e Tiranës të kenë shtëpinë e tyre dinjitoze, të bollshme dhe një stoli për qytetin tonë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk e ka përcjellë këtë “lajm” në faqen e vet online.

Comments

Submitted by gjembi (not verified) on

Na hapi barkun ky Ylli Gurra pas bythes se lali erit. Ka dinjitet ky njeri apo jo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.