Athina: Reagim i fortë nëse Rusia përpiqet të pengojë Marrëveshjen e Prespës
Athina zyrtare ka përsëritur qëndrimin e saj për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë, duke refuzuar çdo presion të Rusisë. Mesazhi është përcjellë për Bloomberg nga Costas Douzinas, kryetar i Komitetit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili ka paralajmëruar edhe Kremilinin.
Nëse rusët do të përpiqen ta pengojnë, reagimi do të jetë i fortë
citohet Douzinas në një artikull në median në fjalë.
Zhvillimet në fjalë vihen në kontekstin e thellimit të ndikimit të NATO-s në Ballkan, çka është shqetësuese për Moskën zyrtare. Ajo që nuk pritej është që kjo lojë e orkestruar nga Perëndimi, kryesisht ShBA të realizohej nga radikalët e majtë të Tsipras që kanë me perëndimin një histori të hidhur që daton që nga koha e luftës civile greke.
Ky fakt pranohet edhe nga ish-kryetari i shërbimit të zbulimit rus Leonid Reshetnikov, sipas të cilit çdo anëtarësim i ri në NATO është keq për Rusinë.
Çfarë mund të bëjmë? Ata po e pastrojnë këtë territor
citohet ai.
Add new comment