Etika e të drejtave, LGBTI i imponohet Hollivudit

Postuar në 14 Korrik, 2018 17:43

Skarlet Johansson dha dorëheqjen nga roli kryesor në filmin Rub & Tug, ku ajo luante personazhin e një transgjinori. Presioni i madh nga personat LGBTI në mediat sociale bëri një aktoria e njohur hollivudiane të ndërpresë bashkëpunimin me producentët dhe të tërhiqet nga projekti.

Vendimin ë bëri publik vetë aktorja në një intervistë për revistën “Out”. Terheqjes nga roli i parapriu një furtunë reagimesh nga aktorë trans dhe aktivistë për të drejtat e trangjinorëve. Aktori transgjinor, Treis Liset  shkruajti në Tëitter se “Hollyëood-i është aq mut sa nuk përshkruhet. Nuk do mërzitesha nëse do të merrja me lehtësi role  Jennifer Laërence apo Scarlett Johanson, por ne të gjithë e dimë se kjo nuk ndodh”.

Fillimisht Scarlett u kishte rezistuar presioneve, por në një deklaratë të kohëve të fundit kishte shfaqur qasjen se  "të kuptuarit e saj për njerëzit trangjinorë kishte ndryshuar pas marrjes së rolit. “Unë e kuptoj pse shumë njerëz mendojnë se roli duhet t’i shkojnë në një person transgjinor. Ndihem mirënjohës për këtë debat të madh që është nxitur për diversitetin dhe përfaqësimin në kinema"-theksoi aktorja.

Film, “Rub & Tug” ku Johanson do të merrte pjesë ka në qendër Dante «Tex» Gill, menaxherin e një Instituti Masazh në vitet 1970 në Pitsburg. Si transgjinor ai drejtoi këtë institut, duke patur mbrojtjen e mafias.  Gill u dënua me shtatë vjet burg për evazion fiskal dhe jo për trafikim. Ai vdiq në vitin 2003. Xhirimet e filmit pritet të nisin në shkurt 2019.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.