Hollivudi
“Hollivudi siç e kemi njohur ne ka marrë fund”
Regjisori Martin Scorsese thotë se industria e Hollivudit, siç e kemi njohur deri tani, ka marrë fund.
Filmi më i fundit i Scorsese, The Irishman, u shfaq për pak kohë në kinema, por u transmetua menjëherë më pas në Netflix, pasi ky i fundit bleu të drejtat e transmetimit. Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për filmin e tij të ardhshëm me Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone: fillimisht do të shfaqet në kinema e më pas në Apple TV më 20 tetor.
Lindja dhe rënia e një ylli, Val Kilmer rrëfehet në një dokumentar
Val Kilmer rikthehet në ekranin e madh, por kësaj here me një dokumentar që rrëfen përvojën e tij në Hollivud. Në festivalin e filmit në Kanë po prezantohet një dokumentar që rrëfen ngritjen e tij stratosferike dhe më pas rënien.
"Val" është një portret i aktorit, tani 61 vjeç, karriera e të cilit ka parë më shumë ngritje dhe ulje më shumë se avionët luftarakë në filmin e tij "Top Gun".
Studio hollivudiane MGM del në shitje për 5 miliardë dollarë
Studio hollivudiane e produksionit, Metro Goldwyn Mayer-MGM, firmën e së cilës mbajnë filma si "James Bond" dhe "Rocky", është në shitje me një çmim prej më shumë se 5 miliardë dollarë.
MGM ka qenë në bisedime për shitje disa herë gjatë viteve të fundit, së fundmi në janar kur u zhvilluan bisedime paraprake me Netflix dhe Apple ndër të tjera, por pengesë doli çmimi.
Etika e të drejtave, LGBTI i imponohet Hollivudit
Skarlet Johansson dha dorëheqjen nga roli kryesor në filmin Rub & Tug, ku ajo luante personazhin e një transgjinori. Presioni i madh nga personat LGBTI në mediat sociale bëri një aktoria e njohur hollivudiane të ndërpresë bashkëpunimin me producentët dhe të tërhiqet nga projekti.