roli
Do ishte lajm i mirë sikur t'i vinte keq për veten
Ndodh që ndonjëherë të të vijë keq për ata që merren me politikë në Shqipëri. P.sh kur e njeh dikë personalisht, kur e rrëzojnë pa arsye, apo kur ka fatkeqësi familjare. Rrallë, por mund edhe të ndodhë. Çështja është se eliminimi i raportit human është provë e një krize shumë të thellë e cila herët apo vonë do prodhojë faturën e vet. Një ndër to është mosbesimi ndaj vendit, mungesa e optimizmit për funksionimin e shtetit etj..
Roli i braktisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Etika e të drejtave, LGBTI i imponohet Hollivudit
Skarlet Johansson dha dorëheqjen nga roli kryesor në filmin Rub & Tug, ku ajo luante personazhin e një transgjinori. Presioni i madh nga personat LGBTI në mediat sociale bëri një aktoria e njohur hollivudiane të ndërpresë bashkëpunimin me producentët dhe të tërhiqet nga projekti.
Ivanov: Ushtria do t’i ndihmojë policisë kundër terrorizmit urban në qytete me dallime fetare dhe etnike
Presidenti maqedonas George Ivanov ka paralajmëruar për një rol të ri të ushtrisë së Maqedonisë në kundër atij që ai e quajti terrorizëm urban në qytete me dallime etnike.
Koha që roli i ambasadorëve të huaj të inkastrohet në suazën e ligjit dhe konventave
Dy vitet e fundit kanë nxjerrë në dritë tjetër për opinionin publik rolin e ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Qytetarët shqiptarë kanë patur rast të njohin se çfarë ndikimi dhe pasojash prodhojnë ambasadorët që operojnë si parti politike mbi palët, në kohën kur në Shqipëri Mariza Lino merrte pjesë në gatimin e çorbës së përgjakur të vitit 1997. Më pas diplomatët amerikanë luajtën rol thelbësor në ngjarjet pasuese për të ardhur e krijuar profilin e një guvernatori.
Roli i ri i Gjermanisë – Europa dhe ruajtja e BE-së, prioritetet kryesore
Po flitet shumë së fundmi për një rol të ri të Gjermanisë. Në planin ekonomik ajo e ka prej kohësh rolin e një fuqie të madhe, për vetë peshën që zë, por në planin diplomatik e sidomos në çështjet e sigurisë, Berlini është treguar shumë i kujdesshëm. Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore dhe më tej akoma, një histori shekullore konfliktesh në Europë, që kanë patur si protagonist këtë vend, imponuan rishikimin themelor të qasjes ndaj situatave ndërkombëtare.
“Leninfilm” i ofron Di Caprios rolin e Leninit
Studio ruse “Lenfilm” i ka ofruar aktorit të njohur Leonardi Di Caprio rolin e Leninit të ri, në një film që do të realizohet për revolucionin. Më herët Di Caprio kishte shprehur interes për të luajtur një rol ku portretizohet Lenini, Rasputini, apo edhe Vladimir Putin. “Lenfilm” është studioja më e vjetër në Rusi, e krijuar që në vitin 1914, kur një komitet lokal ushtarak në St. Peterburg nisi të realizonte filma. Në vitin 1918, studioja u zgjerua për t’u bërë Komiteti i Filmave në St. Peterburg dhe hapi 68 kinema në qytet.
Kissinger mendon se SHBA duhet të vendosë për rolin e saj në Lindjen e Mesme
“Situata aktuale është shenja e fundit e dezintegrimit amerikan në vendosjen e rregullit në Lindjen e Mesme, i prishur që nga lufta e vitit 1973”, shkruan në një opinion të tijin ish-sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger botuar në gazetën “Wall Street Journal”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një strategji të re dhe për prioritetet të tjera në këtë pjesë të botës”, theksoi ai. “Uashingtoni duhet të vendosë për rolin që duhet të luajë në shekullin XXI dhe padyshim që Lindja e Mesme do të jetë prova jonë e parë dhe ndoshta më e vështirë.