Avionë grekë dhe italianë do mbikqyrin hapësirën ajrore shqiptare

Postuar në 05 Qershor, 2018 16:55

Hapësira ajrore e Shqipërisë dhe e Malit të Zi do të patrullohet nga avionë F-16 të Greqisë dhe Eurofighter të Italisë. Kjo derisa Tirana dhe Podgorica të fitojnë aftësitë e nevojshme teknike për ta kryer vetë këtë mision.

Mediat maqedonase dhe ato greke raportojnë se Greqia mori rolin e mbikëqyrjes me dy avionë F-16, së bashku me Italinë, e cila do të patrullojë me dy Eurofighter në kuadër të forcës operacionale të NATO-s.

Aeroplanët grekë do të fluturojnë mbi Shqipërinë dhe Malin e Zi për 15 ditë rresht. Më pas ata do të zëvendësohen nga dy Eurofighter italian. Përgjegjës për koordinimin dhe aktivizimin e forcave ajrore në Itali, Greqi, Mal të Zi dhe Shqipëri, është Qendra Operacionale e NATO-s në bazën e TORREJON në Spanjë. Patrullimet nga ajri janë një nga misionet më të vjetra të NATO-s në fushën e mbrojtjes kolektive. Forca  nga Spanja, Portugalia dhe Franca po patrullojnë këtë sezon në vendet baltike (Lituani, Letoni dhe Estoni).

Ndërsa Hungaria dhe Italia gjithashtu kanë përgjegjësinë e hapësirës ajrore sllovene. Vlen të përmendet se Mali i Zi është vendi i 29 që iu bashkua NATO-s në qershor të vitit të kaluar. Shqipëria dhe Mali i Zi  kontribuojnë në aleancë duke ofruar trupa të për misionet e NATO-s në Afganistan.

https://www.mia.mk/EN/Inside/RenderSingleNews/289/134298111

http://www.kathimerini.gr/967687/article/k-blogs/security-bulletin/ellhn...

Comments

Submitted by Piloti (not verified) on

Vend leshi. Shakterruan nje aviacion te tere me 200 aviona e tani nuk mbajne dot as tre helikoptere

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.