Bisedimet për emrin e Maqedonisë, asnjë reagim nga Tirana zyrtare

Ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht nga Greqia dhe Maqedonia, bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e çështjes, kanë hyrë në fazën finale. Procesi i gjatë dhe i vështirë i negociatave që ka vijuar prej vitesh, do të finalizohet tashmë me emrin që sipas asaj që shkruajnë mediat greke do të jetë përcaktim gjeokrafik dhe jo historik - Republika e Maqedonisë Veriore. Por pavarësisht se është një çështje me ndjeshmëri të madhe për rajonin e Ballkanit, Tirana zyrtare e ka shoqëruar me heshtje këtë proces. Asnjë reagim nuk ka pasur nga Ministria e Jashtme, as me variantin e parë të emrit Maqedonia e Ilindenit, variant që u kundërshtua nga aktorët politike në Maqedoni. Reagimi i heshtur i Tiranes zyrtare lidhur me këtë çështje, duket paksa i ëuditshëm, në një kohë kur gjatë krizës zgjedhore, kryeministri Rama u përfshi personalisht në ujdinë mes faktorit shqiptar dhe LSDM së Zoran Zaevit. Po ashtu aktive ka qenë Ministria e Jashtme shqiptare edhe sa i takon ligjit të shumë debatuar për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Add new comment