Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë
Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë. Në një deklaratë që raportohet fillimisht nga agjencia, Interfax, zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citohet të jetë shprehur se evoluimi i situatës në Siri nuk është i parashikueshëm.
“Ne nuk e dimë sesi do të zhvillohet situata në kuptim të asaj nëse është e mundur që Siria të qëndrojë më si një vend i vetëm”, tha Ryabkov.
Kjo deklaratë pason takimin tripalësh mes presidentëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë ku u ra dakord që të mbështetet integriteti territorial i Sirisë. Në këtë vend janë stacionuar trupa ruse, trupa turke dhe disa mijëra trupa të Perëndimit. Duket se fati I Sirisë është vulosur me të njëjtat metoda të cilat Ballkani i njeh shumë mirë.
https://www.middleeastmonitor.com/20180420-russia-not-sure-if-syria-will...
Add new comment