Vendet e BE-së, ndër furnizuesit kryesorë të armëve në konfliktin Arabi Saudite-Jemen
Vendet e Bashkimit Europian figurojnë mes shitësve më të mëdhenj të armëve në konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit. Britania e Madhe qëndron në krye me 4.2 miliardë euro armë të shitura në vitin 2015 për Arabinë Sauidte, ndjekur nga Franca me 1 miliardë në vitin 2016, Italia dhe Spanja me nga 100 milionë euro.
Këto marrëveshje kanë ndihmuar vetëm Riadin zyrtar ndërkohë që sulmet e ndërmarra në Jemen kanë qenë në një masë të madhe në shkolla dhe qendra civile. Sipas Yemen Data Project 15 000 sulme ajrore kanë shënjestruar objektiva joushtarakë.
Shitja e armëve ka edhe një aspekt tjetër që ka të bëjë me shkeljen e Traktatit për Tregëtinë e Armëve. Sipas Fushatës kundër Tregëtisë së Armëve të gjitha këto vende kanë shkelur një traktat që e kanë firmosur vetë pasi ai parashikon që firmëtarët duhet të vlerëzojnë riskun e përdorimit të armëve përpara se të bëjnë shitjen.
Aq më shumë ngarkohet kjo sjellje kur këtë vit Britania bashkë me SHBA dhe Francën propozuan në OKB një rezolutë kundër Iranit që i shet armë rebelëve Houthi në Jemen.
Edhe Kodi i Sjelljes për Shitjen e Armëve i BE-së sanksionon se vendet anëtare nuk duhet të shesin armë apo teknologji që mund të kontribujë në destabilzimin rajonal. Dhe në Jemen vetëm për këtë vit vlerësohet se janë në nevojë për asistencë humanitare më shumë se 3.4 milionë njerëz.
Add new comment