shitja e armeve
Europa nis përpjekjet për të hyrë në tregun e armëve
Brukseli po përpiqet të gjejë mënyra për t’u lehtësuar qeverive anëtare të BE-së shitjen e armëve. Ndërsa konflikti në lindje të Europës vijon prej gati një viti, qeveritë europiane i kanë shtuar shpenzimet ushtarake, por janë kontraktorët amerikanë të mbrojtjes ata që mbajnë peshën më të madhe në tregun e armëve.
Armët europiane provokuan zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve
Eksportet e armëve të prodhuara në Europë kanë provokuar zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve. Kjo gjetje raportohet nga Instituti Transnacional në Hollandë që ka çmuar se shifra është minimale në raport me realitetin.
Macron propozon ndryshim të formatit për marrëveshjen bërthamore. Irani: Ka hallin e shitjes së armëve
Pas Turqisë, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon belanë e protagonistit edhe në një rajon tjetër: në Gjirin Persik. Ai ka propozuar së fundmi që në bisedimet e reja me Iranin për çështjen bërthamore të përfshihet edhe Arabia Saudite, rivali kryesor strategjik në rajon i Teheranit zyrtar.
Marrëveshja bërthamore është ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me Rezolutën nr. 2231 që është e panegociueshme dhe palët në të janë të ditura dhe të pandryshueshme
Po vjen Macron, Trump i Europës
Tensionet në Mesdheun Lindor kanë sjellë përfitime të mëdha për Francën e Emmanuel Macron. Revista “Forbes” raporton se situata e krijuar me Turqinë në Egje ka krijuar kushtet që Parisi të shndërrojë politikën e vet antiturke në rajon, në një biznes fitimprurës.
SHBA në krye të eksportit të armëve në botë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten eksportuesi kryesor i armëve në botë. Ky fakt raportohet nga SIPRI-Instituti i Stokholmit për Paqen, sipas të cilit në krye të listë qëndrojnë edhe Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.
Vendet e BE-së, ndër furnizuesit kryesorë të armëve në konfliktin Arabi Saudite-Jemen
Vendet e Bashkimit Europian figurojnë mes shitësve më të mëdhenj të armëve në konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit. Britania e Madhe qëndron në krye me 4.2 miliardë euro armë të shitura në vitin 2015 për Arabinë Sauidte, ndjekur nga Franca me 1 miliardë në vitin 2016, Italia dhe Spanja me nga 100 milionë euro.
Armiqësia i mbetet historisë. SHBA-Vietnam, flitet për partneritet strategjik
Armiqtë bëhen miq, madje edhe strategjikë. Kjo po ndodh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Vietnamit, i cili ka shkaktuar ndoshta plagën më të madhe në kujtesën amerikane. NJë raport ekskluziv i revistës “Foreign Policy” bën me dije, se Shtëpia e Bardhë po hedh hapa drejt heqjes së embargos së armëve ndaj Hanoit, gjithnjë me shqetësimin që po krijon Kina në rajon, si premisë.