Armiqësia i mbetet historisë. SHBA-Vietnam, flitet për partneritet strategjik

Postuar në 10 Maj, 2016 04:01

Armiqtë bëhen miq, madje edhe strategjikë. Kjo po ndodh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Vietnamit, i cili ka shkaktuar ndoshta plagën më të madhe në kujtesën amerikane. NJë raport ekskluziv i revistës “Foreign Policy” bën me dije, se Shtëpia e Bardhë po hedh hapa drejt heqjes së embargos së armëve ndaj Hanoit, gjithnjë me shqetësimin që po krijon Kina në rajon, si premisë. Rritja e ndikimit kinez dhe veprimet me deklarimet territoriale në Detin e Kinës Jugore kanë shtyrë disa herë Vietnamin të kërkojë që SHBA t’i shesë armë të sofistikuara si radarë etj..Sipas revistës amerikane Departamenti i Mbrojtjes është dakord që të hapë dritën jeshile, por aktivistët e të drejtave të njeriut dhe disa senatorë janë kundër me idenë se Hanoi nuk respekton të drejtat dhe në një plan më afatgjatë SHBA nuk do të marrë mbrapsht investimin e bërë në aspektin strategjik. Dy zyrtarë amerikanë ndodhen në Hanoi, diplomatët Tom Malinowski dhe Daniel Russel, të cilët do të kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë, ndonëse kjo është parë si lëvizje që Vietnami të rrisë pozitat në negociimin e Marrëveshjes Tregëtare të Trans-Paqësorit.

Në këtë kuadër Hanoi ka lejuar ndryshime ligjore dhe lejimin e sindikatave për herë të parë. Pavarësisht këtyre problemeve, në analizën strategjike, zyrtarët amerikanë bien dakord që Vietnami, njësoj si Filipinet apo Japonia me Korenë e Jugut, janë aktorë të nevojshëm strategjikë për të kundërbalancuar Kinën. “Jam dakord se është kritike që SHBA të krijojnë një partneritet strategjik me Vietnamin, ne sërish duhet të tregohemi të kujdesshëm që të sigurohemi që çdo shitje armësh eventuale duhet të jetë e përshtatshme për marrëdhënien tonë dypalëshe dhe që të mbështesë stabilitetin rajonal”, i tha revistës senatori demokrat Ben Cardin.

Qasja amerikane për të drejtat e njeriut, shikohet jo pa dyshim në Vitenam ku siç nënvizon FP, “përfaqësues të linjës së ashpër shohin aty një përpjekje për një revolucion të qetë”.  Është një fazë që po pajton dy ish –kundërshtarë të egër në një përballje që niset nga premisa strategjike.

http://foreignpolicy.com/2016/05/09/u-s-likely-to-lift-ban-on-arms-sales...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.