Kryeministri bullgar: Në korrik 2015 u synua vrasja e Erdogan

Postuar në 06 Janar, 2018 19:05

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov, ka dhëë një intervistë për Anadolu Agency ku ka folur për sfidat e presidencës bullgare të BE-së, anëtarësimin e Turqisë në union, luftën kundër terrorizmit, krizën migratore etj. Ai ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor duke theksuar se çdo përpjekje e Bullgarisë duhet konsideruar në raport me vendimmarrjen e BE-së që për çështje të caktuara nuk lë shumë hapësirë për ata që drejtojnë unionin. 
Një tjetër çështje me interes ishte prononcimi i Borissov për atë që Turqia e konsideron grusht shtetit e që lidhet me ngjarjet e korrikut 2015. Borissov mendon se ajo përpjekje synontë në fakt vrasjen e presidentit turk, Erdogan dhe jo thjesht përmbysjen e tij nga pushteti.

Ajo tentativë për grusht shteti, në të vëretë nuk kishte për qëllim përmbysjen e Erdoğan-it, por vrasjen e tij. Kur merrja kritika për mbështetjen që kam dhënë për presidentin Erdoğan, unë gjithmonë e jepja përgjigjen e njëjtë: Ne marrim për bazë të gjitha vlerat e demokracisë. Nëse vijmë te demokracia, nëse dëshirohet që t’i jepet një ‘shpirt’ këtij koncepti, demokracia i sheh si themelore dhe superiore zgjedhjet, votën dhe zërin e popullit. Marrja e pushtetit duke qëlluar objektivat civile me F16 dhe helikopterë ushtarakë nuk është metodë e pranueshme. Për këtë arsye unë e kam mbështetur presidentin Erdoğan

tha Borisov.

http://aa.com.tr/sq/bota/pa-turqinë-nuk-mund-ta-luftojmë-terrorizmin-dhe-fluksin-e-emigrantëve/1024110

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.