borissov

Qeveria bullgare: Ne ja dolëm të zhbllokojmë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 14 Korrik, 2018 12:37

Qeveria bullgare e Boyko Borissov vlerëson se presidenca e BE-së e drejtuar prej saj, ka sjellë arritje thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Në një raportim para Parlamentit, Borissov dhe ministrat e tij, deklaruan se është meritë edhe e presidencës bullgare që rajoni përfitoi një përfshirje të qartë dhe riafirmim të perspektivës europiane.

Ne kemi qenë të aftë ta nxjerrim këtë çështje jashtë kontekstit të vet delikat

tha Borissov.

Kryeministri bullgar: Në korrik 2015 u synua vrasja e Erdogan

Postuar në 06 Janar, 2018 19:05

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov, ka dhëë një intervistë për Anadolu Agency ku ka folur për sfidat e presidencës bullgare të BE-së, anëtarësimin e Turqisë në union, luftën kundër terrorizmit, krizën migratore etj. Ai ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor duke theksuar se çdo përpjekje e Bullgarisë duhet konsideruar në raport me vendimmarrjen e BE-së që për çështje të caktuara nuk lë shumë hapësirë për ata që drejtojnë unionin. 

Telefonatë mes Borissov dhe Edi Ramës për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri

Postuar në 29 Shtator, 2017 11:41

Agjencia Bullgare e Lajmeve raporton sot se kryeministri i vendit, Boyko Borissov, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, përmes të cilës ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri, sipas standardeve ligjore ndërkombëtare.

Biseda mori shtysë nga një ligj që synon mbrojtjen e të drejtave të pakicave që u hartua nga qeveria shqiptare. Borissov tha se ai priste që legjislacioni të përfshinte parashikimin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit bullgar”, raporton agjencia shtetërore bullgare.

Subscribe to RSS - borissov