Gazeta pranë Erdogan, sulm dhe akuza të rënda për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Postuar në 05 Janar, 2018 11:24

Gazeta turke pranë pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, “Yeni Akit” publikonte në datën 2janar të këtij viti një shkrim që është fund e krye një sulm biografik ndaj kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj. Autor është Ayhan Demir, i njohur për përqendrimin në tema që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Shkrimi është shpërndarë po ashtu i përkthyer shqip përmes e-mailit dhe aty akuzohet Bruçaj si njeri i Fetullah Gulenit në vendin tonë. Demir e përkthen analitikisht cv-në zyrtare të Bruçajt(https://www.kmsh.al/al/komuniteti-mysliman-i-shqiperise/kryetari/) që e lidh me organizatën FETO, një obsesion i politikës së jashtme të Turqisë që pas ngjarjeve të korrikut 2016. 

Pozicioni i mëpasëm i Bruçaj, i cili kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit. Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare. Shkaku më i rëndësishëm i këtij lartësimi të shpejtë ishte efektiviteti i organizatës FETO në KMSH dhe vartësia e pakushtëzuar e Bruçaj ndaj kësaj organizate terroriste. Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte. Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më të madhe. Ata që u përjetuan në myftininë e qytetit të Librazhdit janë vetëm njëra prej këtyre

shkruan Demir(përkthimi shqip sipas materialit të shpërndarë me e-mail). 

http://m.yeniakit.com.tr/yazarlar/ayhan-demir/feto-ve-arnavutluk-islam-birligi-2-22487.html
 
Më tej, autori kap edhe raste të supozuara të korrupsionit duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e KMSH-së. Sipas tij donacionet e dhëna për ndërtime apo restaurime të xhamive në Durrës, Krujës, apo të Pezës, sipas tij janë shpërdoruar. 


A duhen marrë në konsideratë këto akuza? Është çështje e Komunitetit, ndonëse gazeta në fjalë akuzohet vetë se ushqen gjuhë urrejtjeje dhe në disa raste ajo konsiderohet se shpif(https://en.m.wikipedia.org/wiki/Yeni_Akit). 

Në çdo rast, filli i dallimeve mes gulenistëve dhe erdoganistëve edhe në Shqipëri ka arsye të besohet se është real. Zgjedhjet e titullarëve në komunitetet fetare janë përherë të mbyllura dhe publiku pak kupton nga ajo që ndodh realisht.

Prezenca e investimeve të Gulen në Shqipëri është fakt, edhe pse ne nuk e dimë sa përbën kjo një çështje për agjencitë e sigurisë. Edhe njëherë, në Shqipëri, gjërat, apo më mirë nënteksti i shumë konflikteve mësohet nga jashtë dhe kjo reflekton një situatë ku shteti konsideron sekrete delikate çështje që në fakt i përkasin debatit publik. Ndaj edhe xhevahire si këto do të ketë në vazhdim dhe ato duan patjetër një përgjigje. 

Comments

Submitted by info (not verified) on

gazeta akit e ka pas emrin Vakit

e ka nderru emrin per borxhet qe kishte Erdogani shlyeu borxhet

Dhe eshte gazeta kryesore ne Turqi qe propagandonte ISISin

Sa per info

Mund ta konsideroni organin mediatik te ISIS-it ( Nuk eshte shaka kjo qe sapo shkrova )

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.