1950 deklarime false apo çorientuese në 347 ditë

Postuar në 02 Janar, 2018 11:35

Gazeta e njohur “The Washington Post” shkruan sot për bilancin e deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në 347 ditë të qëndrimit të tij në detyrë.

Sipas gazetës, Trump ka bërë 1950 deklarata false apo të keqkuptuara pa mbushur ende vitin. Gazeta shkruan se ky numër jep një mesatare prej 5.6 deklarime në ditë, ndërkohë që në shkrimin e firmosur nga tre autorë nuk mungojnë edhe konsideratat për presidentin.

“Siç mund ta dijë edhe lexuesi i zakonshëm, presidentit ka një prirje për të përsëritur veten shpesh. Janë rreth 60 deklarime që ai i ka përsëtitur tre herë apo më shumë”, shkruajnë autorët.

Rast pas rasti, gazeta rendit deklarimet që i konsideron false. 53 herë është përsëritur pretendimi për shkurtimin më të madh të taksave. 58 herë pretendimi se SHBA paguan taksën më të lartë të korporatës dhe se kjo është një nga më të lartat në vend – 33 herë. Sipas gazetës dy thëniet e fundit, janë përkatësisht, keqorientuese dhe false.

17 herë të njëjtën deklaratë për papunësinë dhe 85 herë është përsëritur rritja në bursa.

Për çdo pretendim, gazeta, që është një kundërshrare thuajse e pakompromis e Trump evideon “provën” e falsitetit bashkë me një pretendim të vetin, se Shtëpia e Bardhë nuk publikon transkriptin e plotë të intervistave të presidentit. Madje edhe faqja e re online e Shtëpisë së Bardhë, e ka bërë të vështirë këtë gjë.

Një lajm i ngjashëm me këtë të ËP, ishte ai i France 24 ditë më parë që silte në vëmendje, mesazhet e Trump në Twitter në një vit.

Duket se presidenti është nën monitorim thuajse manikal për çdo frazë që lëshon nga goja.

https://www.washingtonpost.com/news/fact-checker/wp/2018/01/02/president...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.