Tahirit i ka ikur goja.. (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/12/ATAK-1_5_2017_12_27_18.jpg?itok=brkYmsk0)
Sajmir Tahiri tërhoqi këtë të mërkurë pasaportën që i mbahej e bllokuar nga Gjykata, pas vendimit të trupës gjyqësore të Apelit për Krime të Rënda për t’i hequr masën e bllokimit.
Vetë ministri nuk komentoi as ditën që Apeli rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe as kur tërhoqi pasaportën. Predikimet e Tahirit gjatë kohës që ishte ministër ishin frontale dhe ulëritëse për një drejtësi të kapur nga krimi e korrupsioni siç dëshmojnë edhe videot e mëposhtme. Çfarë ka ndryshuar që vendimet e drejtësisë nuk i komenton më me atë pasion dhe atë forcë denoncuese, këtë e di më mirë se çdokush vetë Sajmir Tahiri..
Add new comment