Italia i bashkohet trekendëshit, Greqi, Qipro, Egjipt

Në zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh mes Qipros, Greqisë dhe Egjiptit do të marrë pjesë edhe Italia në takimin e ardhshëm që do të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2018 në Kretë.
Zëdhënësi i qeverisë greke Nikos Christodoulides tha se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim me të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe me vendet e rajonit, me synimin për të ndërmarrë veprime të përbashkëta për problemet me të cilat përballen këto vende. Më 5 dhjetor në praninë e Komisionerit të Bashkimit Evropian do të mbahet takimi i dytë i Ministrave të Energjisë të Qipros, Greqisë, Italisë dhe Izraelit për çështjen e gazsjellësit EastMed.
Add new comment