Propozimi/Bust për dyshen Lu-Vlahutin në Tepelenë
Bashkia Tepelenë me propozim të kryetarit të saj Tërmet Peçi, do të miratojë së shpejti ngritjen në këtë qytet të bustit të ambsadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.
Motivacioni i propozuar me këtë rast është: “Të drejtë dhe të vendosur si Ali Tepelena për drejtësinë e popullit shqiptar".
Burimet thonë se vepra është konceptuar si një e tërë e kompozuar me bustet e dyshes që kapen për dore përmes një Kushtetute.
Bashkia shpreson që ky monument që shpreh ëndrrën e një popullimpër drejtësi do të kthehet në atraksion turistik duke shpresuar që për çdo foto pranë tij të paguhet një shumë simbolike. Për të shmangur çdo anomali me origjinë osheiste, apo autorësi të Ardian Çelës, pra ikjen e dritave, Bashkia ka menduar që ndriçimi i monumentit të jetë i lidhur edhe me një gjenerator.
Add new comment