tepelene

Inaugurimet banale të kryeministrit të anashkalimeve

Postuar në 13 Korrik, 2020 13:40

Hapet bypass-i i Tepelenës, një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike

Propozimi/Bust për dyshen Lu-Vlahutin në Tepelenë

Postuar në 31 Tetor, 2017 19:48

Bashkia Tepelenë me propozim të kryetarit të saj Tërmet Peçi, do të miratojë së shpejti ngritjen në këtë qytet të bustit të ambsadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin. 
Motivacioni i propozuar me këtë rast është: “Të drejtë dhe të vendosur si Ali Tepelena për drejtësinë e popullit shqiptar".

Burimet thonë se vepra është konceptuar si një e tërë e kompozuar me bustet e dyshes që kapen për dore përmes një Kushtetute. 

Tani edhe revolucionar i sportit me parametra publiçitarë

Postuar në 30 Shtator, 2017 18:20

Lidershipi i Edi Ramës po gjen vend tashmë edhe në palestrat e qyteteve. Me iniciativë të kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, imazhi i Edi Ramës si ikonë e basketbollit shqiptar është përjetësuar në një prej mureve të palestrës.  Pas xhiros që bëri në rrjetet sociale ky lajm, kryebashkiaku Peçi është detyruar të japë një shpjegim.
Ai shkruan se palestra po dekorohet me foto sportistësh të shquar që kanë një lidhje me Tepelenën, Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara , Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa, etj.

Pjesë nga postimi i Peçit:

Ekonomi tregu apo konspiracion me hashashin? “U godit Dukagjini për llogari të Tepelenës”

Postuar në 19 Gusht, 2015 22:24

Policia deklaron se ka nisur aksion masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në Dukagjin, por as kësaj radhe opozita nuk e përshëndet ndërhyrjen e saj. Gazeta “Rilindja Demokratike” hedh sot një tezë të vetën, me premisa të ekonomisë sa tregut: goditja në Dukagjin, po bëhet për të rritur çmimin e hashashit në Tepelenë. “Mbi 450 forca të policisë ndërrmorën dje një aksion kundër drogës në Dukagjin.

Subscribe to RSS - tepelene