Ekonomi tregu apo konspiracion me hashashin? “U godit Dukagjini për llogari të Tepelenës”
Policia deklaron se ka nisur aksion masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në Dukagjin, por as kësaj radhe opozita nuk e përshëndet ndërhyrjen e saj. Gazeta “Rilindja Demokratike” hedh sot një tezë të vetën, me premisa të ekonomisë sa tregut: goditja në Dukagjin, po bëhet për të rritur çmimin e hashashit në Tepelenë. “Mbi 450 forca të policisë ndërrmorën dje një aksion kundër drogës në Dukagjin. Në fakt ky operacion nuk ka si qëllim goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike që ka lulëzuar në të gjithë territorin e vendit, por për t’i rritur çmimin kanabisit në Tepelenë, ku nuk ndërhyhet nga policia, pasi shumë plantacione janë të familjarëve të Tahirit. Në rrethin e Tepelenës “parcelat ministrore” ruhen me fatanizëm nga vetë forcat e policisë dhe trafikantë të armatosur. Burime nga Tepelena kanë bërë të ditur se, në këtë rreth mbjellja e hashashit është bërë direkt nën proteksionin e Policisë, madje shkojnë deri aty sa flitet haptas se është vendosur për çdo rrënjë taksa e policit, që sipas të njëjtave burime është taksa e ministrit. Në të vërtetë, siç tregoi filmimi i territorit nga helikopterët italianë, mbjellja e kanabisit tejkalon mbjelljen e misrit”, shkruan “RD”. Pra luftë, por me llogjikë tregu. Si qëndron e vërteta?
Add new comment