Shqipëria vend i sigurtë?

Postuar në 26 Tetor, 2017 12:36

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot para investiorëve të huaj në një takim organizuar nga Konferenca e Dhomave të Tregëtisë, se Shqipëria është vend i sigurtë. Dhe se investimi në Shqipëri është frytdhënës.

“Mos takoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta sepse ju pengojnë  në aparatin tretës”, tha kryeministri duke I cilësuar të gjitha vërejtjet dhe raportet për krimin si thashetheme mediash. Ai u ka bërë thirrje investitorëve që të konsultohen me investitorët e tjerë, që operojnë tashmë në Shqipëri për të kuptuar më mirë të vërtetën e Shqipërisë.

Kjo është një sjellje e panevojshme nga një kryeministër. Edhe sikur të gjitha të jenë thashetheme mediash, për çdo investitor që hyn në vendin tonë, mjafton të interesohet për situatën e pronësisë, por edhe kur të ketë kohë të lirë të shohë material bruto si kjo video:

Mandej secili di vetë se cfarë bën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.