Kërcënimi rus/NATO planifikon krijimin e dy komandave

Postuar në 26 Tetor, 2017 10:30

NATO po planifikon rishikimin e strukturës komanduese të saj në kuadrin e përballjes evetuale ushtarake me Rusinë. Disa media të ndryshme kanë raportuar se brenda aleancës janë shtuar zërat për një zgjerim të komandës e cila ka qenë 23 mijë njerëz në vitet e Luftës së Ftohtë për t’u reduktuar në 7000 njerëz sot. Gjenerali çek, Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s deklaroi para gazetarëve në Ëashington se komanda aktuale nuk është më e mjaftueshme. Sipas tij, por edhe zërave të tjerë në aleancë, komanda duhet të ristrukturohet në përputhje me kërcënimet e reja si ato kibernetike, por edhe luftën hibride. Sipas gazetës “The ëall Street Journal” një ide është krijimi I dy komandave, njëra e dedikuar për përmirëismin e logjistikës dhe vijës së furnizimit në eventualitetin e një konflikti me Rusinë, ndërkohë që tjetra që do të mbrojë rrugët detare në Atlantik dhe oqeanin Arktik që presupozohet se do të shërbejnë për furnizime të Europës. Sipas gjeneralit Pavel çdo gjë do të sqarohet më mirë pasi ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të jenë njohur me propozimet në muajin nëntor.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133929453

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.