Tani edhe revolucionar i sportit me parametra publiçitarë
Lidershipi i Edi Ramës po gjen vend tashmë edhe në palestrat e qyteteve. Me iniciativë të kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, imazhi i Edi Ramës si ikonë e basketbollit shqiptar është përjetësuar në një prej mureve të palestrës. Pas xhiros që bëri në rrjetet sociale ky lajm, kryebashkiaku Peçi është detyruar të japë një shpjegim.
Ai shkruan se palestra po dekorohet me foto sportistësh të shquar që kanë një lidhje me Tepelenën, Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara , Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa, etj.
Pjesë nga postimi i Peçit:
Kryeministri ju që se dini ka qënë ai që inicioi me atë vullnet dhe shpirt sportisti, që ai projekt të realizohej për këta fëmijë sepse do të gjente financim, që ky brez që rritet të njohi standartin dhe qytetarinë dhe jo baltën e harresën. Mos kjo duhet të më bëjë të skuqem prej turpit ?!
Nëse ky imazh do ishte shqetësim për fëmijët apo vet qytetarët e mi, atëherë sesi e zgjidh unë si kryetar, te ashtuquajturin “problem”, ajo është krejtësisht çështje e imja si i zgjedhuri me votë nga po Ata. Jam i sigurt se ai imazh aq sportiv me topin e basketbollit në dorë është rezultati frymëzues i votëbesimit që ky qytet i fali më 25 qershor jo vetëm në Tepelenë, po mbarë vendin.
Tepelena di se çbën me njerëzit e saj, sepse mjaft mirë dihet prezenca e këtyre figurave që janë me emër të madh në art, sport, kulturë, akademi, shkencë, inxhinieri, mjekësi e çfardo fushe tjetër të jetës. Ne jemi po aq krenarë që i mbajmë në gjardanin e vlerave të çmuara të kulturës dhe traditës tonë.
Add new comment