Termet Peçi
"E ka bërë piktori në kokë të tij"
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, sqaron për Fiks Fare psenë e "ikonës" së Edi Ramës në qendrën multifunksionale të qytetit.
Një status në Facebook që vlen më shumë se "ikona" e "kryeministrit fluturues"
Premtoi fitore publicitare dhe ja arriti. Edhe pse askush s’mund të provojë se për çfarë e kishte fjalën në të vërtetë.
Kryebashkiaku I Tepelenës, Tërmet Peçi, ka ardhur sërish në vëmendje të medias, apo disa mediave, këto ditë. Siç edhe sqaron vetë në profilin në Facebook, Tërmeti, ka vendosur t’I dhurojë të rinjve të Tepelenës një model suksesi dhe frymëzimi: Edi Ramën duke bërë kosh. Paraqitur vizualisht në muret e një qendre të re sportive multifunksionale nga ato “që ndoshta rajoni i ka ëndërruar”.
Tani edhe revolucionar i sportit me parametra publiçitarë
Lidershipi i Edi Ramës po gjen vend tashmë edhe në palestrat e qyteteve. Me iniciativë të kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, imazhi i Edi Ramës si ikonë e basketbollit shqiptar është përjetësuar në një prej mureve të palestrës. Pas xhiros që bëri në rrjetet sociale ky lajm, kryebashkiaku Peçi është detyruar të japë një shpjegim.
Ai shkruan se palestra po dekorohet me foto sportistësh të shquar që kanë një lidhje me Tepelenën, Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara , Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa, etj.
Pjesë nga postimi i Peçit: