Informimi nuk është shërbim publik – interpretimi nga Gjykata e Fierit

Postuar në 22 Gusht, 2017 11:02

BIRN shkruan sot për një vendim të gjykatës së Fierit që dëshmon sa nivelin formal të gjyqtarëve të caktuar, aq edhe mentalitetin e vendimmarrjes për tema shumë delikate siç është e drejta për të informuar dhe informimi si shërbim publik.

Çështja nis në vitin 2015.

Grupi i xhirimit-i përbërë nga gazetari Xhemil Beharaj dhe kameramani Çaku Tafa u ndalua për 20 minuta në prill të vitit 2015 dhe iu kërkua kamera, pasi kishin realizuar një intervistë me një ish-punonjës të Bankersit, të aksidentuar në punë. Prokuroria e akuzoi menaxherin kanadez, Bidëell për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, të kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal”, raporton BIRN. 

Por sipas gjykatëses Matilda Shalla, menaxheri është i pafajshëm dhe me një vendim që mbron këtë të fundit dhe nxjerr të (PA)larë gjykatësen konkludohet si më poshtë:

...në rastin konkret, dokumetari që ata do të përgatisnin dhe që nuk rezultoi të jetë bërë, do të pasqyronte jetën dhe mendimet e një individi mbi shkaqet e aksidentit të tij në punë dhe rrugëtimin e tij nëpër gjykata për marrjen e dëmshpërblimit. Një pasqyrim i tillë, pra evidentimi në media i një historie personale nuk ka një impakt aq të rëndësishëm për shoqërinë në atë shkallë sa të konsiderohet shërbim publik nga ana e gazetarit, por ai përbën thjesht një lajm, një informim

Vetë gazetari Xhemil Beharaj është shprehur për BIRN “se incidenti ndodhi pasi ata kishin bërë një intervistë dhe jo një dokumentar, siç pretendon gjykata”. Por vallë gjyqtarja ka nge të bëjë dallime të tilla, kur dihet se çdo vendim i saj, të paktën si ky që lexojmë janë interes publik i posaçëm?

https://www.reporter.al/interpretimi-i-gjykates-mbi-rendesine-e-lajmit-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.