Kurora britanike në pasigurinë e madhe nga ikja e Elisabetës dhe ardhja e Charles
Mosha e thyer e mbretëreshës Elisabetë në Briataninë e Madhe ka nxitur debatin për të ardhmen e kurorës britanike. Frika nga rotacioni në fron është e madhe, të paktën këtë raporton revista e përmuajshme britanike, “Prospect”. Duke cituar burime “nga zemra e familjes mbretërore”, revista përcjell shqetësimin më të madh të saj: ngjtijen në front ë Princit Charles, që konsiderohet si kërcënimi më i madh për monarkinë që nga abdikimi i vitit 1930.
Në vështrim vjen diferenca mes kapacitetit dhe rolit të luajtur nga mbretëresha Elisabetë dhe cilësive të Charles në kontekstin e asaj që autorja e shkrimit e quan “rithemelimi i të majtës në Britani”. Charles kërkon protagonizmin, ndonëse 69 vjeç, ai është i paduruar për të thënë atë që mendon. Ai mbështet kauza si mjedisi dhe që nga vitet ’80 është përfshirë në debate për mjekësinë alternative.
Elisabeta është e kundërta e tij. Ajo përfaqëson një epokë për Britaninë, një figurë ku çdo britanik(thuajse) sheh unitetin, cilësitë e vërteta britanike. Sipas autores së shkrimit, parimi i mbretëreshës ka qenë: “Asnjëherë mos u anko, asnjëherë mos u shpjego”. E aftë për të mbajtur gojën mbyllur atëherë kur duhet, pra shumicën e kohës. E qetë dhe e zgjuar për të mos u tërhequr në çështje delikate, Elisabeta ja ka dalë të ruajë neutralitetin e Kurorës.
Charles është krejt tjetër. Ai ka një jetë që pret në hijen e së ëmës. “Fati ka komplotuar kundër tij”, shkruan revista duke renditur një sërë zhvillimesh ndërkombëtare që kanë ndryshuar peizazhin politik të botës. Pranvera Arabe është njëra prej tyre, diktatorë të rrëzuar, njerëz të zhvendosur, tradita të flakura. Brexit mandej është një problem i brendshëm që i ka dhënë frymë një të majte, drejtuesi i së cilës nuk i fsheh asipratata republikane. Një shënjestër e mundshme për të përmbusur ambiciet e Jeremy Corbyn mund të jetë edhe financa e Kurorës, diçka që kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e saj dhe autoritetin.
Hija e Dianës po ashtu e ndjek Charles në këtë rrugëtim të tij të trazuar. “Familja mbretërore u ka krejtësisht e papërgatitur nga vala e emocioneve që pasoi vdekjen e Dianës dhe nuk diti si të merrej më të”, shkruan revista. Diana ka mbetur ndër të tjera si një shteg i modernizimit të kurorës, diçka që edhe Charles duhet ta rrokë. Por ai ka dy djem që asociohen më mirë me princeshën e vdekur dhe nxisin bindjen se mes Dianës dhe Charles, pra edhe mes tyre dhe babait, janë dy mënyra të ndyshme për të drejtuar monarkinë.
“Në një familje mbretërore ku ndryshimi është kudo, Charles rrezikon të shfaqet si rezistent ndaj ndryshimit”, shkruan autorja. Autoriteti i Kurorës është i madh, por në botën e tanishme ai mund të kriset shumë kollaj. Në një mjedis ku çdo gjë përcjell një mesazh, ku historia sfidon çdo nismë, duhet një mendje e hollë dhe një ekulibër i fortë për të menaxhuar gjithë presionin. Elisabeta ja doli shumë mirë, ajo është një figurë që e pëlqejnë edhe në kontinet. Ajo ka arritur të përftojë karizmën e një britanikeje që duket se vjen nga koha perandorake, por i biri i saj është tjetër gjë. Më shumë një hallkë ndërmjetëse mes epokës së të ëmës dhe bijve të tij që kanë qysh tani më tepër simpati. Çdo ndërhyrje që do ta vendoste Familjen në pozitat e një pale në kauza publike, do të kërcënonte të ardhmen e kurorës, e cila nga jashtë duket si e siguruar njëherë e përgjithmonë.
https://www.prospectmagazine.co.uk/magazine/will-charles-be-the-last-king
Add new comment