kurora
Princeshë me vendim gjykate
Gjykata e Apelit në Belgjikë ka pranuar si të ligjshme një kërkesë të një artisteje, Delphine Boel, që pretendon se është e bija e ish-mbretit Albert II.
Kurora britanike në pasigurinë e madhe nga ikja e Elisabetës dhe ardhja e Charles
Mosha e thyer e mbretëreshës Elisabetë në Briataninë e Madhe ka nxitur debatin për të ardhmen e kurorës britanike. Frika nga rotacioni në fron është e madhe, të paktën këtë raporton revista e përmuajshme britanike, “Prospect”. Duke cituar burime “nga zemra e familjes mbretërore”, revista përcjell shqetësimin më të madh të saj: ngjtijen në front ë Princit Charles, që konsiderohet si kërcënimi më i madh për monarkinë që nga abdikimi i vitit 1930.
India kërkon nga Britania Koh-i-Noor, diamantin 100 milionë që zbukuron kurorën e Mbretëreshës
India ka vënë në lëvizje procedurat ligjore për një të drejtë e cila prek një aspekt të veçantë në marrëdhëniet ndërkomëbatre: ajo po kërkon nga Britania e Madhe që t’i kthejë diamantin 105 karatësh që zbukuron kurorën e Elisabetës. Diamanti që në Indi quhet Koh-i-Noor – Mali i Dritës, është vendosur në kurorën e Mbretëresësh Nënë gjatë kurorërizimit të burrit dhe vajzës së saj. Sipas biznesmenëve dhe artistëve inidanë që kanë nisur këtë procedurë, diamanti është marrë në rrethana të dyshimta gjatë periudhës koloniale dhe konsiderohet prej disave si pjesë e kulturës dhe historisë indiane.