Cilët janë politikanët europianë që mbështesin Maduron?
Në listën e gjashtë mbështetësve fanatikë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, renditen udhëheqë politikë nga vende të Europës. Revista Politico veçon kryeministrin grek, Aleksis Tsipra, që sipas saj ishte një nga politikanët e paktë evropianë që kishin shkuar në varrimin e Hugo Chavez. "Dikur e cilësonte Venezuelën si një model antikapitalist dhe kolegët e tij thonë se Chavez është një nga heronjtë e tij, edhe për arsyen se ka lindur në të njëjtën ditë me të (28 korrik)", shkruan revista.
Për më tepër, Politico citon raportet e shtypit grek lidhur me kontaktet e Tsipras me Venezuelën për "naftë dhe mbështetje diplomatike në rast se Greqia do të largohej nga eurozona", por edhe udhëtimin e kryeministrit grek në Moskë në vitin 2013 për " një takim sekret me zyrtarë nga Venezuela" .
Revista vëren se në Europë nuk mungojnë politikanët majtistë, të cilët kanë mbështetur Hugo Chavez dhe pasardhësin e tij, Nicolas Maduro. Pesë mbështetësit e tjerë janë lideri laburist, Jeremy Corbyn. Në 2013 ai e kishte përshkruar Chavez si "një frymëzim për të gjithë ata neoliberalë që luftojnë masat shtrënguese dhe politikat ekonomike të Evropës". Në vitin 2014 ai u ftua për të uruar presidentin e ri Madouro në televizionin shtetëror Venezuelës dhe u mirëprit si "mik i Venezuelës." I pyetur këtë javë nëse ishte i gatshëm për të dënuar veprimet e presidentit të Venezuelës, Korbin u përgjigj: "Ajo që unë dënoj është dhuna që po ushtrohet në të gjitha palët” duke shtuar se "nuk ndjen keqardhje që mbështeti Madouron ".
Pro Maduros konsiderohet edhe Pablo Iglesias, kreu i «Podemos», lëvizjes anti-memorandum, i akuzuar se është financuar nga Venezuela dhe Irani. Vitin e kaluar gazeta konservatore ABC kishte publikuar dokumenta që tregonin se mes viteve 2008 dhe 2012, një think tank i organizuar nga Podemos me temë "Forcat anticapitaliste të Spanjës" kishte marrë 7 milionë euro nga qeveria e Venezuelës. Iglesias i ka mohuar akuzat.
Jean-Luc Mélenchon: Kreu i partisë majtë franceze «La France Insoumise» nuk e mban sekret që e admiron Revolucioni Bolivarian dhe udhëheqësit e saj. Në vitin 2013, pas vdekjes së Chavez, ai shkroi në gazetën L'Humanité se "revolucioni Bolivarian është për ne një burim frymëzimi." Gjithashtu përshëndeti fitoren e Madouri në Tëitter. Megjithatë, në një intervistë për radion franceze në prill, kur është pyetur për mbështetjen e tij për qeverinë e Karakasit, ai tha: "Unë nuk mbështes asnjë formë të diktaturës dhe asnjë diktaturë në botë"
Edhe Papa Françesku njihet si një mbështetës i fortë i udhëheqësve "progresive" në Amerikën Latine, të tillë si Evo Morales në Bolivi, me kritikët që akuzuar për "paqartësi" në raportet me Qeverinë e Venezuelës. Vatikani është përpjekur të ndërmjetësojë midis qeverisësë Madouri dhe opozitës, por në një konferencë shtypi në prill, Papa fajësoi opozitën për mungesën e përparimit.
Edhe Lëvizja e 5 Yjeve në Itali e udhëhequr nga Bepe Grillo italian akuzohet për paqartësi mbi çështjen e Venezuelës. Edhe pse kërkoi nga OKB-së hetime për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese, në Venezeuelë në të njëjtën kohë deputetë të saj kanë vizituar Karakasin në mars në mbështetje të politikës së presidentit Maduro.
Add new comment