Kina deklaron neutralitetin në rast konflikti SHBA – Korea e Veriut

Postuar në 11 Gusht, 2017 11:04

Kina zgjedh neutralitetin nëse Korea e Veriut do të vendosë të ndërmarrë ndonjë sulm që kërcënon SHBA. Mesazhi vjen nga gazeta shtetërore Global Times pak pasi presidenti amerikan Trump ashpërsoi gjuhën e vet dhe kërcënoi hapur Phenianin zyrtar.

Kina duhet të bëjë të qartë se nëse Korea e Veriut lëshon e para raketat që kërcënojnë territorin e SHBA dhe mandej kjo e fundit kundërpërgjigjet, Kina do të qëndrojnë neutrale”, thuhet në editorial.  

Qëndrimi i Kinës merr rëndësi të madhe jo vetëm sepse Pekini është partneri dhe aleati kryesor i  Koresë së Veriut, por edhe sepse kujtimet e Luftës së Koresë në vitet ’50 nuk janë harruar. Sot thuasje të gjitha mediat në SHBA kanë sjellë pamje dhe shkrime nga Lufta e Koresë duke folur për krimet e kryera dhe vështirësitë me të cilat u përball atëherë SHBA.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.