Makthi i Ballkanit, nga steriotipet te nostalgjia për komunizmin

Postuar në 07 Gusht, 2017 12:14

Ballkani, e kaluara dhe komunizmi, një ndërthurje që bashkëjeton si për të vërtetuar steriotipet e ngritura mbi këtë rajon të trazuar dhe të paragjykuar.  Maria Todorova, historiania bullgare që prej disa vitesh është zhvendosur në Universitetin e Ilionoisit e perifrazon tranzicionin e Ballkanit me makthin e çuditshëm të një gruaje që shpjegon  mbivalencën në lidhje me të kaluarën komuniste të vendeve të Evropës Lindore. Në vitin 2000 publikoi botimin «Imagining the Balkans» kundër stereotipeve që u atribuohen popujve të Ballkanit si agresivë dhe të pazhvilluar. 

"Termi "Ballkanik" nënkupton idenë se interpretimet e fenomeneve në Ballkan janë pjesë e një një sistemi të qëndrueshëm të stereotipeve. Analiza është bazuar në përdorimin figurativ dhe përçmues të termit "Ballkanik" nga fundi i shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20, i  ndërthurur me tipizime agresiviteti, intoleranca, brutaliteti, moszhvillimi, popullsia gjysmë e paqytetëruar, gjysmë-orientale dhe e fragmentuar,  Këto stereotipe, edhe pse u shfaqën relativisht vonë, rezultojnë nga një konfliktit më i thellë midis katolicizmit dhe ortodoksisë, Evropës dhe Azisë, Perëndimit dhe Lindjes, dhe veçanërisht Krishterimit dhe Islamit"- shprehet për Kathimerimi historiania bullgare. 

E pyetur nëse Europa Juglindore ruan një lloj nostalgjie për sistemin komunist, Todorova jep këtë shpjegim. "Nostalgjia post-komuniste" nuk do të thotë se bota dëshiron t'i kthehet "socializmit të vërtetë. Ky është një reagim kritik për humbjen e sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies, por edhe për humbjen e një forme të veçantë socializimit. Kjo që do t'ju tregoj shtë një shaka që reflekton plotësisht mbivalencën e së kaluarës komuniste. Një grua zgjohet natën, hidhet nga shtrati dhe drejtohet për në kutinë e ndihmës mjekësore në tualetë, pastaj në kuzhinë hap frigoriferin dhe në fund duke kërkuar nga dritarja në rrugë. Pastaj kthehet lnë dhomën e gjumit, ku burri e pyet se çfarë ka ndodhur  dhe ajo u përgjigj: "Unë pashë një makth të tmerrshëm, pashë se kishim para për të blerë ilaçe, se frigoriferi ishte i mbushur plot dhe se rrugët ishin të sigurta dhe të pastra". Burri i kthehet dhe e pyet; Ky ishte një makth? Mendova se kishin rimarrë pushtetin komunistët".

http://www.kathimerini.gr./921312/article/proswpa/proskhnio/mia-istoriko...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.