Todorova
Makthi i Ballkanit, nga steriotipet te nostalgjia për komunizmin
Ballkani, e kaluara dhe komunizmi, një ndërthurje që bashkëjeton si për të vërtetuar steriotipet e ngritura mbi këtë rajon të trazuar dhe të paragjykuar. Maria Todorova, historiania bullgare që prej disa vitesh është zhvendosur në Universitetin e Ilionoisit e perifrazon tranzicionin e Ballkanit me makthin e çuditshëm të një gruaje që shpjegon mbivalencën në lidhje me të kaluarën komuniste të vendeve të Evropës Lindore. Në vitin 2000 publikoi botimin «Imagining the Balkans» kundër stereotipeve që u atribuohen popujve të Ballkanit si agresivë dhe të pazhvilluar.