Kroacia nuk njeh vendimin e Hagës për kufirin me Slloveninë

Postuar në 02 Korrik, 2017 15:56

Kroacia ka deklaruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit të saj me Slloveninë. Gjykata i dha kësaj të fundit dalje në ujërat ndërkombëtare, por sipas kroatëve vendimi i arbitrazhit kompromentohet nga kontaktet e një gjykatësi slloven në Hagë me një zyrtar të qeverisë së Lubjanës. 
Ky proces i tensionuar sipas ministrit të Jashtëm slloven Miro Cerar bllokon zgjerimin e mëtejshëm në BE.
Është e rëndësishme që të dyja palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar. BE është palë në marrëveshjen e vitit 2009. Do të jetë e vështirë për vendet e Ballkanit që të bëhen pjesë e BE-së nëse nuk gjendet një mënyrë e besueshme për të zgjidhur problemet e mëdha kufitare dhe ato territoriale”, tha ai.

Ministri ka theksuar se rasti slloveno-kroat mendohej si një model i përshtatshëm në këtë drejtim, teksa BE negocioi një marrëveshje në vitin 2009 që sugjeronte arbitrazhin për të shmangur një veto sllovene ndaj anëtarësimit të Kroacisë. Mirëpo Zagrebi zyrtar nuk njeh vendimin e Hagës, një akt ky që ngjan me atë të Kinës në rastin e mosmarrëveshjeve në Detin e Kinës Jugore. 

http://www.politico.eu/article/slovenian-pm-eu-enlargement-at-risk-if-cr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.