Berisha fushatë kundër ministrave teknikë të PD-së ose bashkëqeverisjes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sekretarin e Përgjithshëm të Mistrisë së Arsimit, Plarent Ndreca se ka urdhëruar fshihen e serverave në ministri pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria për zyrtarin e MAS, i cili është kallëzuar penalisht nga Ministrja e Arsimit. Denoncimi i Berishës bazohet në një mesazh që pretendohet se është dërguar nga një punonjës i Ministrisë së Arsimit. Në të denoncohet edhe mosveprimi i policisë për të ndaluar Ndrecën të kryejë veprime a kundërshtim me ligjin.
Sekretari i Përgjithshëm i mafies së ndrikull Vilës, Plarent Ndreca fshin serverat që kërkon prokuroria. 10 çuna krimi bëjnë sehir apo i mbajnë ison banditit tek MAS!
shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në facebook.
Akuza të ngjashme ka patur në të kaluarën edhe për serverin e Tatimeve apo atë të Kryemistrise në rastin e hetimeve për 21 Janari. Në asnjë rast hetimet nuk kanë gjetur përgjegjës ose janë mbyllur pa ndonjë këmbëngulje nga palët.
Jo pa qëllim mesa duket Berisha atakon dy ministri qe drejtohen nga Partia Demokratike, ndonëse tani opozita disponon instrumentat për t'i zbardhur çështjet dhe për të vepruar edhe ligjërisht. Nuk kuptohet pse kjo lloj fushate e Berishës kundër ministrive teknike të Partisë Demokratike dhe një modeli qe promovon një bashkëqeverisje mes PS e PD pas zgjedhjeve. Vetë ai është shprehur kundër një opsioni të tillë, çka mund të jetë dhe arsyeja e kësaj qasjeje të tij në fushatë.
Add new comment