Gradohet në zero fjalori dhe etika: Kryeministri flet për..."Dashin e Havasë"!!!
Nuk ka rëndësi vendi dhe arsyeja, rëndësi ka që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësues i të gjithëve, flet përpara disa qytetarëve me kombësi greke sesi Vangjel Dulja, është bërë bashkë me Dashamir Tahirin, çamin, dhe ka harruar të drejtat e minoritetit. Nga njëra anë kritikohet përçarja, nga ana tjetër u thuhet minoritarëve se “Vangjeli u bë me çamin”. Por kjo është fare çikërrimë krahasuar me fjalorin të kryeministri që e thërret publikisht Tahirin si “Dashi i Havasë”, një mënyrë private me të cilën mund të thirret personi. Nuk dihet se ku mund të shkojë më poshtë degradimi në këtë vend, por me siguri një proces gjyqësor në këtë rast do t’I sillte ndonjë të ardhur të mirë Tahirit, por edhe do t’ja ulte pendët kësaj arrogance që kap kufijtë e rrugaçërisë politike.
Add new comment