dashamir tahiri

Gradohet në zero fjalori dhe etika: Kryeministri flet për..."Dashin e Havasë"!!!

Postuar në 08 Qershor, 2017 15:55

Nuk ka rëndësi vendi dhe arsyeja, rëndësi ka që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësues i të gjithëve, flet përpara disa qytetarëve me kombësi greke sesi Vangjel Dulja, është bërë bashkë me Dashamir Tahirin, çamin, dhe ka harruar të drejtat e minoritetit. Nga njëra anë kritikohet përçarja, nga ana tjetër u thuhet minoritarëve se “Vangjeli u bë me çamin”. Por kjo është fare çikërrimë krahasuar me fjalorin të kryeministri që e thërret publikisht Tahirin si “Dashi i Havasë”, një mënyrë private me të cilën mund të thirret personi.

Subscribe to RSS - dashamir tahiri