Turqia vë veton kundër bashkëpunimit NATO-Austri. Vjena: Ndikim në misionet në Ballkanin Perëndimor
Sjellja e Bashkimit Europian me Turqinë ka reflektuar pasojat e veta edhe në NATO. Ankaraja zyrtare ka vënë veton kundër bashkëpunimit me Austrinë, një vend që nuk është në Aleancë pork a Partnership me të dhe ka të stacionuar 400 trupa në Kosovë, në kuadër të misionit KFOR. Turqia thuhet se e ka aplikuar veton si përgjigje ndaj qëndrimeve të Vjenës kundër ambicieve turke për në BE. Për këtë arsye, NATO ka ndryshuar procedurat duke lejuar që bashkëpunimi të bëhet vend pas vendi.
Ndryshimi i procedurave ishte parashikuar përpara se të ndodhte incidenti me Ankaranë – kështu raporton BBC që referon burime nga Aleanca. Pas këtij qëndrimi, ministri austriak i Mbrojtjes, hans Peter Doskozil deklaaroi se “Turqia po vë në rrezik interesat e sigurisë të Europës. Bllokada ka ndikim afatgjatë në misionet paqeruajtëse në Ballkanin Perëndimor”.
Add new comment