Ahmetaj mohon ndikimin e parasë "jeshile" në ekonomi
Ministri i Financave Arben Ahmetaj në kuadër të strategjisë elektorale të qeverisë për të përcjellë në opinion "mrekullitë" e programit të ri elektoral të Partisë Socialiste deklaroi në një konferencë për shtyp se premtimi për hapjen e 220 mijë vendeve të punës në katërvjeçarin e ardhshëm është realist, ndërsa ripërsëriti si vlera të shtuara në programin e ri qeverisës rritjen me 40% të pagave në arsim e shëndetësi. Ahmetaj foli për një rritje ekonomike 6% dhe mohoi që paratë nga aktivitetet kriminale si trafiku i kanabisit të kenë patur dhe kenë ndikim në ekonomi. I pyetur për uljen e vlerës së euros, ministri i Financave tha se ky fenomen nuk lidhet me transaksionet e parave të drogës.
“Nuk ka vend që ka lulëzuar nga aktivitetet kriminale të vogla apo të mëdha qofshin këto. Zhvillimi ekonomik erdhi nga investimet e huaja vendase, nga rritja e punësimit dhe besimi i aktorëve në ekonominë shqiptare. Kemi bërë edhe me Bankën Botërore informalisht një test për kursin e këmbimit, nuk ka asgjë të veçantë të ketë ndodhur këto tre vite. 1.5 miliard u futën vitin e fundit nga turizmi dhe sigurisht që investimete huaja, remitancat, turizmi kanë efekt të drejtpërdrejtë në vlerësimin apo nënvlerësimin e monedhës”, sqaroi Ahmetaj.
Ndryshe nga ky qëndrim më realist ishte pak ditë më parë, Shef i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke sipas të cilit Shqipëria vazhdon të jetë një vend me ekonomi të madhe informale, ku pjesën më të madhe e zënë aktivitetet e jashtligjshme përfshi edhe prodhimi i kanabisit. "Ne të gjithë i lexojme lajmet e gazetave rreth kanabisit, por ndoshta edhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme, por ato nuk përfshihen në startistikat ekonomike dhe ne nuk mund t’i promovojme ato”- tha shefi i FMN-së në një deklaratë për Top Channel.
http://www.respublica.al/2017/05/11/shefi-i-fmn-së-në-tiranë-nuk-e-matim-dot-ndikimin-e-kanabisit-në-ekonom
Add new comment