Pas hakerave dhe propagandës mbërrin rreziku i parave ruse. Synimi: Shaktërrimi i BE-së
Fronti Nacional në Francë po goditet me të gjitha mjetet e mundshme legale pasi një fitore e mundshme e zgjedhjeve presidenciale nga Le Pen, do të thotë pasiguri totale për BE. Gazeta “Euobserver” raporton sot për një investigim të kryer nga media franceze sipas të cilit Fronti Nacional ka përfituar 11 milionë € nga Rusia, përmes skema e të ndërlikuara të transferimit të parave. Transferat janë kryer përmes Qipros nga banka apo fonde të lidhura me Kremlinin. Në pamje të parë asgjë jashtë ligjit, por të dyja palët kanë krijuar dyshime me dëshirën për të mbajtur konfidenciale veprimet e kryera. Rasti të Frontit Nacional i shtohet ai i partisë AfD, të krahut të djathtë në Gjermani, e cila ka marrë financime nga Rusia para zgjedhjeve të vjeshtës. Mirëpo partia në fjalë ka mohuar një gjë të tillë, ndërkohë që gazeta gjermane “Bild” që raporton lajmin, shkruan se “rusët ishin kaq dinakë saqë AfD mundet të mos ketë kuptuar gjë nga erdhën paratë”.
Kjo qasje, pra me fokus te paratë, me siguri paralajmëron betejën e re me Rusinë, pasi loja me rrezikun nga hakert dhe propaganda dështoi të krijonte besueshmërinë e një rreziku real rus. Edhe skema e zbuluar para disa kohësh e pastrimkt të parave – Laundromat(http://www.respublica.al/2017/03/23/lavatriçja-globale-20-mld-të-pastruara-përmes-bankave-kryesore-në-perëndim) – lidhet ndër të tjera me financimin e partive anti – BE, majtas dhe djathtas, në një kohë që vende brenda unionit, si Polonia dhe Hungaria de facto operojnë si shtete në armiqësi me BE. Partia e presidentit rus, Rusia e Bashkuar ka marrëveshje bashkëpunimi – të paqarta sicc thuhet – me parti si FPOe në Austri(ekstremi i djathtë), Jobbik në Hungari, Lega Nord dhe Lëvizja “5 yjet” në Itali, një spektër bashkëpunimi ky shumëngjyrësh por që pajtohet te qëndrimet kundër BE. Në lojë janë edhe oligarkë të caktuar që mbajnë lidhje me parti në Letoni, Greqi, apo Bullgari. Objektivi sugjerohet se është “shkatërrimi i BE-së përmes korrupsionit duke depërtuar në establishment”. Rusët e njohin mirë këtë praktikë pasi edhe Lenini mbërriti në Rusi me para dhe ndihmë gjermane, ndërkohë që ky rrezik mbivlerësohet kur vjen puna te fakti se BE-ja ka një krizë identiteti dhe ekziestenciale për arsye më të thella sesa loja e rusëve. Ka mjaft zëra që punojnë për një Europë të Bashkuar që flasin për probleme strukturore, parimore, një ndër të cilët, Piketty, thekson se Europa ka nevojë për më shumë demokraci. Kjo kritikë shkon për Gjermaninë dhe politikat e saj autokratike gjatë krizës.
Add new comment