Londra në shënjestrën e terrorizmit (Foto)
Skena paniku dhe tmerri përfshinë dje zemrën e Londrës, ku një agresor me shumë gjasë terrorist islamik shtypi me makinë këmbësorët dhe pastaj shkoi përpara godinës së parlamentit duke vrarë me thikë policin 48-vjeçar Keith Palmer. Vrasësi sipas Daily Mail ka pasur tipare aziatike dhe ishte rreth 40 vjeç. Bilanci i sulmit është 4 të vrarë, 40 të plagosur, mes të cilëve 29 janë në spital
Agresori u eliminua nga policia në vendin e ngjarjes. Kryeministrja britanike Tereza Mei e konsideroi sulmin në Londër si të pështirë e të urryeshëm. Shefja e qeverisë britanike lavdëroi punën e oficerëve që reaguan duke neutralizuar agresorin dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren Mei të cilës i shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit. “Së bashku nuk do të reshtim së provuari se dashuria triumfon mbi urrejtjen” - shkruan presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker. Edhe presidenti francez Fronsua Holond shprehu ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Britaninë e Madhe.
Add new comment