Trump njofton pjesëmarrjen në takimin e përbashkët të NATO-s në maj. Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë?

Postuar në 06 Shkurt, 2017 08:58

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndoshta do të ketë mundësinë, apo detyrimin, të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në muajin maj. “Reuters” bën me dije se presidenti i SHBA ka pranuar të takojë liderët e vendeve anëtare të aleancës pas një telefonare me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën u prek edhe konflikti në Ukrainë.

Trump dhe Stoltenberg diskutuan sesi të inkurajojnë aleatët e NATO-s të përmbushin detyrimet e tyre në shpenzime. Presidenti Trump pranoi të marrë pjesë në një takim të përbashkët të liderëve të NATO-s në Europë në muajin maj”, citohet një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi vjen ndërkohë që Europa dhe SHBA kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por të cilat shikohen si jo të përshtatshme nga disa vende. Po ashtu Trump ka bërë të qartë se ai do kërkojë marrëveshje me presidentin rus, Putin, me të cilin duket se do të takohet në një kohë të afërme.

Sa për Shqipërinë dhe Ballkanin, vëmendja është dytësore. Takimi kërkon ende dy muaj dhe është e paqartë se kush do të shkojë nga vendi ynë, kryeministri apo ministri I Jashtëm. Edi Rama ka ndërlikuar raportin e vendit tonë me SHBA në këtë drejtim, pas deklaratave të personalizuara që bëri kundër Trump në një intervistë për CNN.

http://www.reuters.com/article/us-usa-trump-nato-idUSKBN15L04L?utm_campa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.