Krimi, rreziku kryesor për zgjedhjet parlamentare
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka paralajmëruar gjatë një pritjeje me median se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të ekspozuara ndaj penetrimit të strukturave kriminale.
"Viti i ardhshëm është një vit zgjedhor. Standardet e zgjedhjeve të ardhshme janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne. Por më duhet të them edhe shqetësimin tim pasi evidenca serioze tregojnë se grupe të caktuara të botës së krimit do tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I bëj thirrje partive politike, lidershipit që me përgjegjësinë që ka të adresojë me shumë kujdes këtë sfidë. Krimi nuk ka ngjyrim, ai është vetëm i zi dhe kthehet në një dëm të madh për këdo", tha Presidenti.
Ai ka ftuar edhe median që t’i bashkohet përpjekjes për të identifikuar dhe frenuar ndikimin e botës së krimit në politikë, një thirrje që pak ditë më parë e bëri edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Add new comment