Përplasje në OKB mes Turqisë e Greqisë për kufirin detar

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 11:09

Athina i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, përmes së cilës i bën të ditura qëndrimet e Greqisë lidhur me mosmarrëveshjet me palën turke për ndarjen e Zonave Eksluzive Ekonomike dhe përcaktimin e shelfit kontinental.

Kjo letër, e datës 8 dhjetor është nënshkruar nga Përfaqësuesja e Përhershme e Greqisë në OKB, znj. Ekaterini Boura në përgjigje të një letre të datës 15 qershor nga homologu i saj turk. Ajo vë në dukje se "Turqia edhe një herë, nëpërmjet një seri argumentesh të pabazuara mohon të drejtat sovrane të Greqisë në zonën detare të Mesdheut lindor dhe të drejtën për të vazhduar delimitimin e shelfit kontinental me shtetet me të cilat ajo ndan një kufi të përbashkët detar".

Sipas saj, aplikimi i gabuar dhe i pasaktë i parimit të barazisë që rregullon ndarjen e detit dhe leximi simptomatik dhe fragmentar i jurisprudencës së gjykatave ndërkombëtare për caktimin e kufijve detare synon nxitjen e pretendimeve të përfshira në letrën e 15 qershorit të palës turke.

Në përgjigje të kërkesës turke se ishujt grekë që shtrihen në këtë zonë detare të Mesdheut nuk kanë të drejtën e Zonave Eksluzive Ekonomike dhe shelfit kontinental ambasadori grek thekson se "ky pozicion shpërfill plotësisht parimet e së drejtës ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e ishujve për krijimin e zonave detare dhe të procesit të demarkacionit detar, i njohur dhe i zbatuar nga gjykatat ndërkombëtare".

Më tej në letër thuhet se koncepte të tilla të përdorura në letrën e përfaqësisë turke se "toka predominon mbi detin" kanë për qëllim thjesht rigjenerimin e gjeografisë". Në përgjigjen greke theksohet se nuk ka ligj ndërkombëtar, sipas të cilit ndarja e Zonave Ekskluzive Ekonomike në dete gjysmë të mbyllura duhet të bëhet me marrëveshje të të gjitha vendeve të ndërlidhura. Sipas palës greke e drejta ndërkombëtare ofron fusha të hollësishme të bashkëpunimit midis shteteve në rast të deteve të mbyllura dhe gjysmë-mbyllura.

Greqia përsërit se pretendimet turke në lidhje me përcaktimin e shelfit kontinental në Mesdheun Lindor janë plotësisht të pabaza, pasi ajo shpërfill sovranitetin e shteteve të tjera si Greqia në zonën detare të Mesdheut Lindor. Kërkesa të tilla sipas saj përbëjnë ndërhyrje në të drejtën e Greqisë për të kryer caktimin e zonave detare, në marrëveshje me shtetet e treta sipas të drejtës ndërkombëtare.

http://www.cnn.gr/news/ellada/story/59645/h-ellada-aporriptei-tis-toyrki...

Comments

Submitted by Haka tek i zoti (not verified) on

Aferim Rexhep Pasha.
Cfare eshte e te zotit, tek i zoti do te veje.
Jazek grekerve evgjite, qe nuk dihet se c'rrace jane. Populli grek nuk ka karakter dhe identitet.
Edhenjehere, aferim

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.