Reagon Gunther Krichbaum: Absurde akuzat se jam nxitur nga opozita, 7 kushtet mbeten edhe po të vijë kryeministër tjetër

Postuar në 29 Nëntor, 2016 09:33

Deputeti gjerman Gunther Krichbaum, njëherësh kryetar i grupit parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman i ka quajtur absurde akuzat e qeverisë shqiptare se ai është nxitur nga opozita për të folur mbi 7 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave.

“Qeveria dhe opozita janë relativisht indiferent për ne. Pretendimi se unë dua të mbështes forcat opozitare për këtë arsye është absurd. Konkretisht, ne do të mbështetemi në përmbushjen e këtyre shtatë pikave në çdo rast, edhe në qoftë se në Shqipëri është një tjetër kryeministër i një tjetër partie. Për më tepër, pothuajse, çdo gjë e shënuar në letrën tonë prej shtatë pikash ka qenë gjithashtu e kërkuar nga Komisioni i Europian në raportet e tij të progresit për një kohë të gjatë. Kjo tregon se sa absurde është akuza që shtatë pikat tona ishin të ndikuara nga opozita”-tha Krichbaum në një prononcim për gazetën Shekulli

Kirchbaum sqaroi se me kreun e opozitës, Basha ishte takuar pas takimit me Ramën, duke ripërësritur edhe një herë 7 kushtet për hapjen e negociatave. “Për lojëra partiake-politike nuk kam nge dhe kohë të lirë. Prandaj, edhe një herë në një gjuhë të thjeshtë: reforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lufta kundër drogës, reforma zgjedhore dhe dekriminalizimi janë të ashtuquajturat "kërkesat kryesore" të Komisionit të BE-së. Ne këmbëngulin në plotësimin e këtyre kërkesave, sepse popullsia është duke e pritur këtë prej nesh, evropianëve”-theksoi deputeti gjerman

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Gjysherit e ketij zoterie i shporren nga Shqiperia pikerisht themeluesit e partise socialiste qe eshte sot, 72 vjet me pare! Eshte normale qe tani ata do te lidhen me opoziten tone sic e bene 7 dekada me pare. Historia perseritet, mbetet te shohim fundin e kesaj etape!

Submitted by Kapllan (not verified) on

O Llono, t'kom thon, pi ilaçet me rregull ne thuj inshallah nuk e lexo Merkeli ket budallallikun tat ktu mo sipër se ia hongrem kakën BE prap.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.