Krichbaum
Negociatat/Maqedonia e Veriut duhet të ndahet nga vlerësimi për Shqipërinë
Teza maqedonase se vlerësimi për integrimin duhet bërë sipas vendeve dhe jo në bllok ka fituar terren dhe me gjasë Bashkimi Europian do të ecë mbi këtë parim. Në një intervistë për Deutsche Welle, deputeti kristiandemokrat gjerman, Günther Krichbaum, shprehet se Maqedoni e Veriut mund të gjykohet më vete për negociatat.
Reagon Gunther Krichbaum: Absurde akuzat se jam nxitur nga opozita, 7 kushtet mbeten edhe po të vijë kryeministër tjetër
Deputeti gjerman Gunther Krichbaum, njëherësh kryetar i grupit parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman i ka quajtur absurde akuzat e qeverisë shqiptare se ai është nxitur nga opozita për të folur mbi 7 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave.
Kush bën deklarata personale: Krichbaum, Merkel apo Edi Rama?(video konferenca për shtyp e Krichbaum)
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria ka këto detyra për hapjen e negociatave që lidhen me përmbushjen e 5 prioriteteve:
1.Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar.
2. Zbatimi i qëndrueshëm i reformës në drejtësi
3.Lufta kundër krimit
4.Lufta kundër korrupsionit
5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut
6. Zgjedhjet parlamentare
Gunther Krichbaum deklaroi:
1. Zbatimi i reformës në administratën publike.
2. Reforma në drejtësi
Gjermanët të pakënaqur nga Shqipëria, Krichbaum; Zgjedhjet, tërësisht të papranueshme
Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, në një intervistë për “Deutsche Welle” thotë se e sheh dekriminalizimin si çështje kyç për ecjen përpara me procesin e integrimit. “Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit që politika shqiptare të dekriminalizohet. Në këtë pikë Partia Demokratike ka bërë propozime të mira dhe unë shpresoj shumë që më në fund të kemi ujdinë mes qeverisë dhe opozitës.