Regjistrimi II: Hajdarmataj është larguar nga puna pasi ka vendosur partia. Gënjeu ministri Beqaj?
Përgjimi është kthyer në kulturë te të majtët. Një ditë pasi emisioni "Stop" publikoi bisedën telefonike mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kreut të Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj vjen një tjetër bisedë e zhvilluar për këtë ngjarje. Ministri tha se shkarkimi i Hadarmatajt ishte bërë për shkelje të ligjit, por nga biseda mes këtij të fundit dhe Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në këtë institucion, Metila Dylgjeri, rezulton e kundërta. Motivi është politik. Çfarë do thotë tani ministri dhe më tej kryeministri që ka një dëshmi publike të një akti që e njollos, por edhe provën se ministri gënjen publikisht të gjithë?
Add new comment